Brazili, një nga pretendentet e Botërorit që nis nesër në Rusi, ndeshjen e parë do ta luajnë të dielën kundër Zvicrës, takim i vlefshëm për Grupin E ku bëjnë pjesë edhe Kosta Rika me Serbinë.

Trajneri Tite për këtë 90 minutësh nuk do të ketë në dispozicion 1 nga lojtarët e tij. Bëhet fjalë për esfushorin Fred i cili vetëm para pak ditësh kaloi te Manchester United për shifrën e 60 mln eurove.

Fred_d

25-vjeçari i dëmtuar në kavilje nga një ndërhyrje e Casemiro-s vijon të mungojë në stërvitjen e ‘seleçaos’. Raportohet se futbollisti po ndjek një program të veçantë riaftësimi dhe rikthimi i tij mendohet se do të jetë të hënën, 2 ditë pas ndeshjes së parë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb