Marr fund seria negative e ndeshjeve të ekipit turk Osmanlispor në të parin takim që Sokol Cikalleshi aktivizohet si titullar. Bomberi kavajas ka gjetur të parin gol që nga momenti i transferimit të tij nga Bashakshehir te klubi i tanishëm.

Në fitoren 3-0 që Osmanlispor mori kundër Kasimpasa, Cikalleshi realizoi golin e dytë në minutën shtesë të pjesës së parë duke dërguar përkohësisht shifrat në 2-0. Ndërkohë që edhe në golin e tretë sulmuesi këmbëmajtë ishte protagonist në nisjen e aksionit.

Osmanilspor në 6 javë kampionat kishte grumbulluar vetëm një pikë, ndërkohë që në rastin e parë të aktivizimit si titullar të Cikalleshit vjen edhe fitoreja e parë. Gjithsesi Osmanlispor vijon të renditet e fundit me 4-r pikë, po nëqoftëse bomberi shqiptar mban këtë ritëm nuk do të jetë i largët momenti që skuadra të largohet nga vendet e fundit

Një sinjal tepër i rëndësishëm edhe për Christian Panucci-n që e riktheu në kombëtare pas përjashtimit që italiani i bëri në të parin grumbull me kuqezinjtë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb