Vijojnë polemikat mbi ndeshjen e pezulluar mes Brazilit dhe Argjentinës. Sipas autoriteteve shëndetësore braziliane, për shkeljen e protokollit anti-Covid për karantinë, katër lojtarë argjentinas që erdhën nga Anglia, duhet të ishin izoluar.

Ka reaguar edhe Federata Braziliane e Futbollit që citon se kishte dërguar “një përfaqësues të saj si auditor” në takimin që u zhvillua të shtunën në Hotel Marriot, “dhe se përfaqësuesit e ekipit kombëtar argjentinas ishin të informuar se kishte një parregullsi në hyrjen e lojtarëve dhe se ata duhej të ishin në karantinë. Federata braziliane bën përgjegjëse drejtuesit e kombëtares argjentinase.

Ndërkohë, klubi i Tottenham njofton se do të gjobisë rëndë dy futbollistët argjentinas që janë pjesë e Spurs. Giovani Lo Celso dhe Cristian Romero kanë thyer protokollin e fluturimeve dhe si pasojë do të ndëshkohen.

Të dy futbollistët, pas përfundimit të ndeshjes së kombëtares argjentinase me Bolivinë, do të jenë të detyruar të fluturojnë për në Kroaci, për të shmangur karantinën 10 ditore që ka Anglia për ata që vijnë nga Amerika e Jugut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb