Më 10 janar në “Air Albania Stadium” do të zbresi një miks lojtarësh të katër Kombëtareve në një takim mes yjeve të dikurshëm të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për bamirësi te të prekurit e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.

Andi Lila, ish-lojtari i Kombëtares, aktualisht te Tirana por që nuk luan prej kohësh për shkak të një dëmtimi, ka postuar në faqen e tij në Instragam eventin në fjalë, ndërsa mes shumë komenteve, spikat ai i Etrit Berishës, portierit të Kombëtares dhe të Spalit.

Etriti
Etriti

“Panuçi është në formacion?” pyet me ironi Berisha Andi Lilën, referuar krizës së rezultaveve dhe të marrëdhëneve që pushtuan kampin kuqezi gjatë peridudhës së drejtimit të Kristian Panuçit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb