Pas pak orësh Skënderbeu do të zbresë në fushën e Partizanit të Beogradit në një sfidë prestigji dhe historike për skuadrën shqiptare. Gjithsesi ky takim nuk ka vetëm këtë vlerë apo nuk është i rëndësishëm vetëm për rezultatin, por edhe për milionat që do akordoi UEFA për klubin korçar.

Në rast fitoreje në Serbi Skënderbeu do të përfitojë 360 mijë euro, ndërkohë që një barazim në Serbi vlen 120 mijë euro.

Fitorja gjithsesi do të sillte më shumë se 360 mijë euro për Skënderbeun pasi kjo mund t’a ngjiste në vendin e dytë, dhe për këtë duke patur shanse për kalimin e grupit do të marrin 300 mijë euro të tjera. Kualifikimi për në fazën e ardhshme të Ligës së Europës vlerësohet 500 mijë euro dhe Skënderbeu do të bëjë gjithçka për ta arritur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb