Një tragjedi me të paktën 125 të vdekur është regjistruar të shtunën në një ndeshje futbolli në Indonezi.

Pas përfundimit të ndeshjes mes Arema dhe Persebaya për kampionatin kombëtar dhe humbjes së parë me rezultatin 3-2, mijëra tifozë të vendasve pushtuan fushën e “Kanjuruhan Stadium”, ku u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.

panikun që u shkaktua, shumë njerëz u shkelën me këmbë, ndërsa qindra të tjerëve iu ra të fikët. Përplasjet mes tifozëve dhe policisë kanë vazhduar, ndërsa stadiumi është kthyer në një zonë lufte.

Përleshjet trup me trup vazhduan edhe jashtë fushës, ku disa persona humbën jetën. Sipas Reuters dhe rrjeteve të tjera të huaja të paktën 125 persona kanë humbur jetën. Në fakt, siç raportohet në mediat lokale, mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Një drejtor spitali konfirmoi për televizionin lokal se një viktimë ishte pesë vjeç.

Shefi i policisë së ‘Java Lindore’, ku ndodhi tragjedia, bëri të ditur se 34 persona humbën jetën në stadium dhe të tjerët vdiqën rrugës për në spital ose atje.

Në të njëjtën kohë, mediat e vendit flasin për më shumë se 180 të plagosur, duke thënë se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në total, më shumë se 300 persona u dërguan në spitalet për trajtim pas incidenteve, të cilat policia i cilësoi si “trazira”.

Pas incidentit tragjik, liga e futbollit të vendit njoftoi pezullimin e ligës indoneziane për një javë, ku presidenti i federatës, Ahmad Hadian Lukita, njoftoi se do të kryhej një hetim për të gjetur përgjegjësit e incidenteve të pabesueshme. Arema FC nuk do të presë ndeshjet në shtëpi për pjesën e mbetur të sezonit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: