Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tha se nuk mund të rrezikonte me Lionel Messin, duke e aktivizuar kundër Interit, pavarësisht se ai u kthye në trajnim para ndeshjes së Ligës së Kampionëve me zikaltrit. Argjentinasi pësoi një thyerje në krah gjatë sfidës së La Liga-s me Sevilla, në mes të tetorit.

Ai pritej të qëndronte jashtë fushave të paktën tri javë, duke u privuar edhe nga disa ndeshje të rëndësishme vendore dhe europiane. Valverde shpjegoi para gazetarëve vendimin e tij për ta lënë yllin argjentinas në tribunat e “San Siros”:

“Nuk mund ta rrezikonim Messin. Trajnimi nuk është i njëjtë me lojën. Ne biseduam për këtë dhe ai e kuptoi”. Barazimi 1-1 ka qenë i mjaftueshëm për të ruajtur kreun e grupit, por Valverde pranon se ka ende punë për të bërë: “Ne do të duhet ta sigurojmë vendin e parë në dy ndeshjet e ardhshme.

Malcom kishte sukses të madh ndaj Interit dhe jemi shumë të lumtur për të, natyrisht. Ishte një moment në pjesën e parë, kur dukej sikur loja mund të bëhej e mbyllur dhe ndoshta do të vuanim. Ne duhet ta lexojmë gjithçka shumë mirë. Jemi një ekip që luajmë së bashku dhe gjejmë hapësira.

Problemet gjithmonë mund të lindin, por kemi luajtur mirë. Ishte një ndeshje, që kishte gjithçka brenda. Objektivi ynë gjithmonë është marrja e tri pikëve. Përherë duam topin dhe të kemi kontrollin e lojës. Ishte një spektakël i madh, si ai në “Wembley”, apo “Camp Nou”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: