Tifozët e Leicester City në përballjen e së hënës me Liverpool në Premier League e bënë të qartë që ishin kundër heqjes së Claudio Ranieri-t nga stoli i trajnerit.

Në minutën e 65 të gjithë tifozët në kor brohoritën për ish-trajnerin e  tyre 65-vjeçar si dhe e mbuluan fytyrën me maska të fytyrës së Ranierit në stadiumin King Power. Madje nuk munguan as dritat e celularëve të ndezura në shenjë proteste por edhe një makina arkivolesh ku brenda shkruhej: “U prefsh në paqe futboll”.

Kampionët e Premier League luajtën ndeshjen e parë që nga shkarkimi i trajnerit italian, dhe arritën të fitojnë bindshëm ndaj Liverpool, 3-1.

Edhe pse fituan, tifozët e Leicester nuk ishin aspak të kënaqur me lojtarët e tyre, madje në rrjetet sociale ata i kanë quajtur futbollistët “gjarpërinj” pasi mendohet se kanë qenë ata që kanë kërkuar shkarkimin e Ranierit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: