Armando Broja, një nga emrat më në formë të sulmit kuqezi në këtë periudhë, nuk do të jetë në gatishmëri për ndeshjen e sotme ndaj Polonisë.

Në publikimin e formacioneve zyrtare të sfidës, bie në sy se sulmuesi i talentuar, i cili këtë vit u huazua nga Chelsea te Southampton, ka mbetur jashtë për duelin e sotëm.

Nuk dihet ende nëse kjo mospërfshirje është për zgjedhje teknike apo për ndonjë dëmtim, por me formën që po kalonte Broja, ishte një kandidat i fortë për të patur minuta në dispozicion në këtë duel.

FORMACIONI I SHQIPËRISË: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi.

Shqiperia

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb