Ish-mbrojtësi i kombëtares kuqezi Ansi Agolli ka qenë pjesë e emisionit sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Përmes një lidhje Skype, ai foli për eksperiencën si trajner, për kombëtaren që është tani dhe atë të 2016-ës. Ndër të tjera Agolli u shpreh se Xhani De Biazi ka qenë një ndër trajnerët më të mirë që ka punuar.

“Janë dy gjëra të ndryshme të jesh futbollist dhe trajner. Kur je futbollist është kënaqësi personale, ndërsa trajner është kënaqësi më e madhe dhe për të tjerët. Ka qenë në plan të kisha akademinë time, po rritet vazhdimisht edhe nga cilësia. E kishim planifikuar që do shpërnguleshim këtu dhe e kisha planifikuar, tani kam edhe më shumë eksperiencë. Mund të hap një akademi në Shqipëri. I kujtoj momentet në kombëtare, por ka mbaruar dhe nuk kthehet. Kam kujtime shumë të bukura dhe do mbesin gjithë jetën. Grupi që është formuar e ka marrë eksperiencën, duhet të jenë më të pjekur dhe gati për eliminatoret. Shpresoj që kombëtarja të bëjë edhe më mirë tani se sa në kohën tonë, futbollistët të jenë më cilësorë. Në 2016 kemi pas fillim të mirë, ka pasur shumë ecuri, ndeshja me Serbinë, ndryshoi shumë gjëra tek futbolli dhe kombëtarja. Patëm shumë mbështetje morale nga tifozët. Duhet shikuar se çfarë do të bëjë Silvinjo. Ai akoma nuk ka bërë një ndeshje me kombëtaren, ai ka eksperiencë dhe ka një grup shumë të mirë lojtarësh, kanë shumë kualitet. Ka shumë komponentë që mund të eci. De Biazi është një ndër trajnerët më të mirë që kam punuar” u shpreh ai në “Panorama TV”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: