Hakan Calhanoglu është mungesa e madhe e Interit për ndeshjen e nesërme në Champions League ndaj Sociedadit në Spanjë. Në konferencën për shtyp, trajneri i zikaltërve, Inzaghi ka deklaruar se në këtë sfidë do t’i besojë mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani.

“Ajo e Calhanoglu është një mungesë e rëndësishme, ashtu si të tjera, për shembull e Cuadrados. Unë kam shumë lojtarë në dispozicion, në atë rol kemI Asllanin i cili është një lojtar i rëndësishëm, i shumëkërkuar por të cilin vendosëm ta mbanim me vete. Besojmë shumë te ai.A është gati? Absolutisht po. Është një lojtar i rëndësishëm, që ka luajtur ndeshje të rëndësishme. Ai është gati, pastaj nesër do të marr vendimin bashkë me stafin tim”, – tha trajneri. JS

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb