Ndeshja miqësore Spanjë-Shqipëri është e veçantë për Keidi Baren. Ai është projektuar titullar nga trajneri Reja dhe do të luajë pikërisht aty ku ku zhvillon sfidat me Espanyol

Mesfushori shqiptar e ka pritur me padurim ndeshjen, që kur u zyrtarizua. Sigurisht, ai paralajmëron se për të, si për shokët e skuadrës, nuk ka asnjë “nënvlerësim” miqësoreje.

Përkundrazi, e merr shumë seriozisht angazhimin ndaj asaj që e konsideron kombëtaren e tij të dytë dhe të cilës i uron shumë suksese.  Madje, ai shpreson që Spanja të arrijë në finalen e Botërorit të ardhshëm.

A mund ta imagjinonit të luanit një ndeshje të tillë me kombëtaren tuaj në stadiumin e klubit tuaj?

Nuk do ta fsheh që është një sfidë shumë e veçantë për mua. Luaj në fushën time dhe kundër Spanjës, diçka e veçantë. Jam këtu prej një kohe të gjatë, është një vend që më ka dhënë gjithçka. Gjëja më e rëndësishme është se do të luaj në stadiumin tim, i qetë. Nuk e di nëse do të më duartrokasin të shtunën (qesh).

A ju ka pyetur tashmë trajneri për detaje mbi stadiumin?

Njerëz të kombëtares shqiptare kanë qenë tashmë këtu, duke kontrolluar ambientet, barin, dhomat e zhveshjes. E vërteta është se ata nuk mund të ankohen. Në Barcelonë nuk ka shumë popullsi me origjinë shqiptare.

A mund të ndodhë që kjo të reflektohet në tribuna?

Është e vërtetë, por në Shqipëri, kur luan kombëtarja nuk është si klubet e futbollit. Absolutisht çdo gjë ndalon këtu. Njerëzit mblidhen, mbushin lokalet, e jetojnë intensivisht…; janë shumë të përfshirë me kombëtaren. Tifozët do ta shohin ndeshjen në televizion dhe ne do ta ndjejmë ngrohtësinë e të gjithëve që këtu. Nuk kam asnjë dyshim për këtë.

Personalisht, ju përballeni me një ‘mik’ rival…

Është diçka motivuese, nuk e mohoj. Imagjinoni, kam shumë vite që luaj në Spanjë. Megjithatë, është për të ardhur keq për RdT. Jemi një ekip i ri dhe praktikisht të gjithë luajmë jashtë Shqipërisë. Grupi spikat mbi çdo individualitet. Shpresojmë të kemi një lojë të mirë. Në fund të fundit është një miqësore.

A ju bën kjo të humbni një pjesë të konkurrencës?

Absolutisht jo. Ne nuk bëjmë dallim mes një ndeshjeje zyrtare dhe miqësoreje kur dalim në fushë. Duam të japim gjithçka. Nuk është festë, kjo është e sigurt. Ne duam ta mposhtim Spanjën, edhe pse e dimë se është shumë e vështirë.

Si e shihni ekipin spanjoll?

Është një kombëtare shumë e fuqishme. Ka një grup shumë të mirë, me lojtarë të rinj, që po bëjnë shumë mirë në klubet e tyre. Luis Enrique ka ndryshuar shumë gjëra. Ka vënë bast për fytyrat e reja, të rinjtë. 18 shkurti 2004 ishte hera e fundit që Spanja luajti në Katalonjë…E kam parë. Jam i sigurt se shumë lojtarë të rinj as që e mbajnë mend, ata praktikisht nuk kishin lindur. Edhe unë pothuajse nuk e mbaja mend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb