Klubi i Interit ka njoftuar për fitimin më të lartë në histori të një klubi italian në lidhje me një ndeshje futbolli. “Me mbi 5.8 milionë euro, ndeshja e sotme Inter-Barça do të shënojë fitimin më të lartë në histori për një ekip italian”, thuhet në njoftimin e Interit.

Italianët do të presin  Barcelonën në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Ligën e Kampionëve. Ndeshja në mes të Interi dhe Barcelonës do të zhvillohet në Giuseppe Meazza në orën 21:00.
Sipas mediave italiane, Interi ka arritur t’i shes të gjitha biletat dhe në këtë ndeshje stadiumi do të jetë i stërmbushur.

Zikaltrit kanë arritur përfitime rekord nga shitja e biletave dhe sipas tyre këto përfitime janë më të lartat në histori nga një ekip italian. Deri më tani fitimi më i madh i Interit ishte ai i derbit të fundit të Madonninas ndaj Milanit, ku pati mbi 78 mijë tifozë dhe fitime mbi 5 milionë euro, ndëkohë që ndeshja me Barcelonën pritet të arkëtojë me shumë se 5.8 milion euro të ardhura.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb