Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Interin në kampionat. Përveç zikaltërve ai ka folur dhe mbi mundësinë për ta parë Bajramin titullar nesër.

Si ndalohet Interi? “Po luajmë kundër kampionëve të Italisë. I dimë limitet tona, por do të japim maksimumin. Shpresoj që ekipi të jetë në maksimum nesër. Unë kam humbur gjithmonë kundër Inzaghit”.

Forma e Pinamontit – “Ai po kalon një moment të mirë. Duke parë ndeshjet e fundit nuk mendoj se ka nevojë për motivim. Të luash kundër ekipit është një kënaqësi më vete”.

Bajrami titullar – “Luan nesër. Ai do ta marrë vesh prej jush”, u përgjigj duke qeshur tekniku.

Nedim Bajrami pritet të luajë titullar pas një muaji. Ndeshja e fundit që e ka nisur që nga minuta e parë ka qenë në fitoren 4-2 kundër Bolonjës. Në atë ndeshje Bajrami shënoi dhe një gol me penallti. Empoli do të presë Interin në shtëpi nesër, në orën 20:45.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb