Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes së Europa League ndaj Rangers.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të mendojmë se mund të përmirësohemi në ndeshjen tjetër. Kjo do të ndryshojë situatën rreth nesh.
“Unë nuk e di se sa kohë do të zgjasë kjo situatë e vështirë. Ajo që dija që në ditën e parë ishte se kemi shumë punë. Kur mbërrita dhe pashë gjendjen kuptova se duke i ndryshuar gjërat, do të vuajmë. Në këtë moment nuk dua të them se do të marrë shumë kohë, por po bëhet shumë e vështirë.
“Situata është vërtet e vështirë për të gjithë dhe unë e di këtë. Ndonjëherë e tregoj atë zhgënjim, por ne mund ta ndryshojmë diçka sot. Në këtë ndeshje do të kemi edhe mbështetjen e tifozëve, por e ndjej se jemi më nervozë duke luajtur në shtëpi sepse kemi humbur shumë ndeshje këtu.
“Po bëhet më e vështirë por ne mund të përmirësohemi. Unë mendoj se nëse nuk e pësojmë golin e parë shpejt, siç ka ndodhur shpesh së fundi, mund të bëjmë një ndeshje të mirë. Duhet të shënojmë ne të parët. Mendoj se kjo do të ndryshojë dhe ne do të luajmë më mirë në fushën tonë.
Në fund, Amorim sqaroi: “Kjo është gjithçka. Mendoj se është vërtet e qartë. Ne jemi vërtet të shqetësuar duke luajtur, veçanërisht në shtëpi. Ne po vuajmë e pësojmë gola dhe pastaj është vërtet e vështirë. Kështu që unë mendoj se është e qartë për të gjithë se po bëhet më e vështirë të luash në Old Trafford“.
(J.S/BalkanWeb)