TIRANË- Pak minuta para ndeshjes Partizani-Tirana që do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi”, policia e Tiranës ka arrestuar një person. Sipas të dhënave zyrtare është ndaluar shtetasi Indrit Banushi iu gjetën dy thika.

Ndërkohë policia nuk lejon parkimin pranë stadiumit për shkak të kësaj ndeshjeje. Parkimi nuk do të lejohet nga ora 08:00 deri në mbyllje të ndeshjes.

Derbi Partizani-Tirana do të luhet nën masa të rrepta sigurie dhe ndeshja do të jetë totalisht e blinduar. Ka qenë vetë Policia e Shtetit që ka përcaktuar një plan, për të krijuar distancë mes tifozëve. Gjatë inspektimit që i kanë bërë dje stadiumit, ata i kanë vendosur kushte si FSHF-­së, ashtu edhe klubit organizator që ata e marrin përsipër këtë takim vetëm nëse do të vendoseshin skela hekuri për të krijuar distancë mes tifozëve. Pra, forcat e rendit nuk mjaftohen vetëm me kordonin e sigurisë, por do të shtojnë edhe kangjella, që grupimet e të dyja kampeve të mos kenë kurrfarë kontakti apo mundësie që të zbresin në fushë.

Reduktohen biletat

Të humbur nga e gjithë kjo histori kanë rezultuar tifozët e Partizanit. Policia nuk ka marrë përsipër që të menaxhojë sektorin tjetër ku ishte parashikuar që të akomodoheshin sportdashësit e kuq. Kjo e ka detyruar klubin bardheblu që t’u heqë 1000 bileta miqve dhe në dispozicion janë vënë vetëm 2000 të tilla

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb