Takimi i sotëm i orës 21.00 nuk do jetë i zakonshëm për Paulo Dybala. Skuadra aktuale e tij, Juventus, do masë forcat në finalen e Kupës së Italisë me Interin, ekip me të cilin ka shumë mundësi që futbollisti të firmosë në verë.

Siç shkruan Gazzetta dello Sport, në Olimpico do jetë gjithë familja e sulmuesit, përveç partneres Oriana, që gjendet në tokën argjentinase.

“Për të mbështetur Paulon në tribuna do të jetë e gjithë familja (jo e dashura e tij Oriana, e cila është në Argjentinë): nëna e tij Alicia, nipërit (djemtë e vëllait të tij dhe agjenti Jorge Antun me vajzat e tij). Sonte do të jenë të gjithë në Olimpico për të duartrokitur gladiatorin Paulo, i cili mezi pret të performojë në emër të trofeut të fundit”-  shkruhet në artikull.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: