Ky është Pavlo Jako, një shtetas që jeton në Shkodër por me prejardhje serbe.

Në ndeshjen mes Tiranës dhe Crvena Zvedës, Jako do të bëjë tifo për skuadrën serbe.

Pavlo Jako është kryetar i shoqatës serbe Rozafa Moraça në Shkodër që përfaqëson të gjithë shtetasit me prejardhje serbe në Shqipëri.

Jako thotë se nuk do të ketë asnjë organizim në mbështetje të Crvena Zvezdës sepse mund të merret si provokim…

Jako shprehet se në Shkodër ka tifozë të Crvena Zvezdës apo ekipeve të tjera serbe si Partizani i Beogradit, por nuk identifikohen për shkak të marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, një situatë e krijuar nga përplasjet historike por edhe politike.

“Kjo ndeshje mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës, Jako shpreson që të shërbejë për përmirësim të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Jako.

Ndeshja mes ekipit shqiptar të Tiranës dhe serëëve të Zrvna Zvezdës, Jako kërkon që të shkojë e qetë dhe të mos përsëriten incidente si droni me flamurin kuqezi në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

“Ndeshja Tirana-Zrvena Zvdezda do të mbetet si një përballje historike mes dy ekipeve ballkanike dhe dy shteteve që vazhdojnë të kenë pretendime të ndryshme për historinë dhe territoret”, përbylli Pavllo Jako, serbi që jeton në Shkodër.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb