Tirana-Laçi është projektuar si një sfidë për titull, një ndeshje që pritet të thotë jo pak për këtë garë. Pavarësisht se shifrat e thonë diçka të tillë, as Josa e as Shehi nuk e shohin në këtë formë, nuk besojnë se kjo ndeshje është përcaktuese, por të dy bashkohen në një pikë, është një ndeshje e rëndësishme. Në konferencë për shtyp, përpara këtij takimi, trajneri i Tiranës theksoi se ndaj Laçi pret një ndeshje të luftuar, një ndeshje të fortë, por në fund të fundit vlen por tre pikë, aq sa çdo sfidë tjetër:

Kampionati – “Kampionati ka sfida të veçanta. Nesër është një duel që është një ndeshje e radhës, përballë një kundërshtari që është më i afërti në klasifikim. Përballje të tilla kanë brenda emocionin dhe përqendrimin.”

Presioni i rezultatit – “Në kampionat, presioni i rezultatit është i pranishëm në çdo ndeshje pavarësisht se në çfarë vendi të renditjes është kundërshtari. Kampionati është i gjatë, pas kësaj na presin dhe shumë sfida dhe nuk është një ndeshje vendimtare edhe kështu e tregon renditja.”

Laçi – “Laçi meriton respekt dhe është një ndeshje e rëndësishme. Ne do të futemi në fushë për të bërë më të mirën tonë. Çdo ndeshje është një provim dhe ky i nesërmi është një provim i radhës dhe në ndeshje të tilla kemi treguar që kemi qenë skuadër me mentalitetin e duhur për vazhdimësinë e kampionatit. Ne në përballjet direkte kemi fituar 2-0 dhe kemi humbur atje në minutë të fundit në Laç.”

Skuadra – “Ajo që duhet të bëjmë ne është që pas një takimi jo të mirë të rikthehemi te ajo që ne kemi bërë gjatë gjithë kësaj periudhe. Skuadra ka treguar që kanë qenë ‘JO’ përpara një jave dhe e rëndësishme është që të rikthehemi te performanca pozitive.”

Diferencat në kampionat – “Në kampionat mund të fitosh ndaj kujtdo dhe mund të humbasësh ndaj kujtdo, diferencat në futbollin shqiptar janë shumë të pakta.”

Ndeshja ndaj Laçit – “E ‘sertë’, në kuptimin që do të jetë e luftuar dhe e vështirë në çdo sektor të fushës me dyluftime individuale dhe kolektive dhe kush do të bëjë më mirë në ato dyluftime mendoj se do të marrë maksimumin e ndeshjes. Nesër na pret një ndeshje komplet tjetër nga ajo që zhvilluam në Laç.”, përfundoi Orges Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: