Antonio Conte shijon fitoren e parë si trajner përballe Juventusit, një sukses që erdhi pas një ndeshje ku e dominuan totalisht kundërshtarin: “Për të mposhtur një skuadër të fortë si Juve që është model referimi duhet të zhvillosh një ndeshje thuajse perfekte dhe e bëmë diçka të tillë. E përgatitëm mirë këtë sfidë dhe punuam në disa gjëra ku mendonim se mund ti bënim keq Juves, e bëmë mirë këtë. Jam shumë i lumtur për djemtë pasi këto janë ndeshje që të mbushim me vetëbesim dhe të bëjnë të kuptosh që kjo është rruga e duhur për të arritur gjera të rëndësishme”, u shpreh Conte në konferencë për shtyp.

I ndryshëm diskutimi në kampin e “Zonjës së Vjetër”, kjo humbje e rëndë ka bërë që Andrea Pirlo të mos përdor lojëra fjalësh: “Gabuam në sjellje që në minutat e para. Nëse nuk ke vendosmëri dhe agresivitet për të fituar duelet gjithçka bëhet shumë e vështirë. Ne as që u futëm në lojë dhe ishim shumë pasiv. Kjo ishte një humbje e rëndë që nuk e prisnim. Nuk mund të bënim një ndeshje më të keqe se kaq, por tani duhet të mendojmë për Superkupën, të mërkurën na pret një finale”, theksoi Pirlo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb