Një përballje mjaft delikate është ajo mes Milan dhe Cagliarit mbrëmjen e kësaj të diele. Kuqezinjtë e Piolit do të tentojnë me çdo kusht fitoren, që do të thotë kualifikim në Champions League.

Aktualisht Milan ndodhet në vendin e tretë me 75 pikë, po aq sa Juventusi, i cili ka një ndeshje më shumë. Napoli ndodhet në vendin e 5-ë me 73 pikë, ndërsa ditën e sotme do të udhëtojë drejt Firences, në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës.

Sakaq, Milan po tenton me çdo kusht kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, kompeticion ky që ka marrë pjesë për herë të fundit në sezonin 2013/ 2014.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb