Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka barazuar një rekord të vendosur nga Pep Guardiola në klubin katalanas, pasi ata fituan ndaj Eibarit në ndeshjen e fundit në La Liga dhe vazhdojnë të pamposhtur në kampionat.

Golat e shënuar nga Luis Suarez dhe Jordi Alba e panë Barçën të fitojë me rezultat 2-0, ndonëse nuk ishte fitore aspak e lehtë.

Kjo fitore i vë Blaugranët 10 pikë larg Atleticos së vendit të dytë, të cili do të kenë mundësinë për të rikthyer boshllëkun në shtatë pikë të dielën në rast fitoreje.

Kjo gjithashtu do të thotë që Barcelona tani ka 31 ndeshje të pamposhtura në kampionatin spanjoll, një rekord që ata e kanë arritur vetëm një herë më parë në historinë e tyre, shkruan tg.

Duhet të shikojmë në vitin 2011 për të gjetur herën e fundit që klubi ka arritur një gjë të tillë, nën administrimin e trajnerit Guardiola. Në atë sezon, Guardiola ngriti tre tituj, Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe më vonë Superkupën e Spanjës, duke humbur mundësinë e tripletës për shkak të humbjes në finale të Copa del Rey nga Real Madridi.

Skuadra e tanishme e Barcelonës, e cila ka fituar 26 ndeshje dhe barazuar pesë nga 31 garat e fundit (shtatë nën drejtimin e Luis Enriques) janë gjithashtu duke luftuar në tre fronte.

Dhe, nëse vazhdojnë rrugën e tyre të fitoret, La Liga së paku duket pothuajse e sigurt se do të kthehet në Kataluni për herë të tretë në katër sezonet e fundit, Barça shumë lehtë mund ta fitojë tripletën dhe të kaloj rekordin e Guardiolas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb