Ervin Fakaj, ish futbollisti i Kombëtares, në një intervistë për News24, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e “Euro2024”, atë kundër Polonisë. Fakaj vlerësoi si pozitive uljen e një trajneri të ri në stolin kuqezi, madje e cilëson të vonuar këtë lëvizje. Fakaj theksoi se kjo është një ndeshje stresuese, por një rezultat pozitiv në Varshavë do të na japi një bonus shumë të mirë:

Fakaj, ishte ky grupi ideal i lojtarëve? Roshi priste një ftesë, Muçi gjithashtu, por kemi emra të rinj si Mehemti, apo Jasir Asani dhe mbi të gjitha ka entuziazëm, çfarë shije të la lista dhe këto ditë të lara të Sylvinho-s?

Lista ideale është një pyetje 1 milion dollarëshe. Më pëlqen se ka ardhur me energji të reja, futet vet në lojërat e ekipit. Unë shikoj një energji pozitive. Është shumë shpejt për të dhënë një opinion për të. Unë kam kritikuar shumë vonesën e bërë për përzgjedhjen e trajnerit të ri. Trajneri nuk pati mundësinë që të bënte asnjë ndeshje miqësore. Roshi nuk duhet të ketë diskutime që të jetë apo jo pjesë e kombëtares. Roshi ka pasur perfomancë konstante, është nga të paktit që në momente të caktuara mund të bëjë diferencën. Çekiçi duhet të jetë pjesë e ekipit, për vetë faktin se ka cilësi të mira. Këto janë detaje që na mungojnë në ekip. Muçi është lojtar i ri, i cili në të ardhmen mund të bëhet shumë i rëndësishëm.

 

Çfarë Kombëtareje presin në këtë sfidë, si mund të rreshtohet ekipi? Çfarë imapkti mund të ketë ndryshimi i skemës, Reja u komentua gjatë psh në këtë pikë me fanatizmin e tij për skemën 3-5-2.

Që nga dita e parë që kjo skemë ka ardhur te Shqipëria, kam qenë kundër. Ne nuk i kemi cilësitë e duhura për të aplikuar këtë skemë. Ndryshimi i skemës është gjëja e duhur që është bërë. Mund të futen në lojë lojtarë të rinj, për të bërë që të mos ndihen mungesat e lojtarëve titullarë.

Në këndvështrimin tënd Fakaj, cilat janë pikat e forta dhe pikat e dobëta të Shqipërisë në këtë momente me këtë grup që trajneri ka në dispozicion?

4444
4444

Pika më e fortë është grupi i ri i ndërthurur me pak eksperiencë. Ne kemi disa djem që kanë përvojë. Ndryshimi i skenës shpresoj që të japë impaktin e duhur. Hyrja e një trajneri të ri jep impulse të reja. Edhe pse nuk e pati kohën e duhur, ai po ndikon pozitivisht dhe po bën që mos të ndihet koha që nuk e pati për të treguar diçka. Është ndeshja stresuese me ekipin më të fortë të grupit.

Me Rejan vuajtëm shumë në mbrojtje, pavarësisht se shihej si pika jonë më e fortë, si një ish mbrojtës klasi, çfarë duhet të bëj ndryshe Sylvinho?

3333
3333

Ne edhe pse me trajnerin Reja përqendroheshin në mbrojtje, pësuam shumë gola. E rëndësishme është që të ruash ekuilibrat. Rëndësi ka që t’i ruash ekuilibrat në të gjithë repartet. Gjithashtu e rëndësishme është që të japësh shumë nga vetja, pasi ka mjaft presion. Duhet të sakrifikosh shumë.

Asllani nuk luan asnjë minutë prej tete ndeshjesh, Bajrami luan me hope, na mungon Bare, sa mund të ndikojmë këto detaje në mesfushën tonë?

Këto janë të rëndësishme. Aktivizimi i rregullt i një lojtari do të thotë se vjen me më shumë besim. Këto mos-aktivizimet janë diçka problematike. Kur luan për kombëtaren, duhet të sfumohen të gjitha pjesët problematike. Unë kam luajtur në një ndeshje me Kombëtares edhe pse isha pa skuadër fare, por kam dhënë aq shumë sa askush nuk e besonte dot.

A ka ardhur koha që Shqipëria të jetë pak më sulmuese, për momentin është reparti më në formë?

E njëjta gjë pra e thash që vlen edhe për sulmin. Në momentin që je racional dhe kompakt, mund të jesh efektiv. Mungesa e Brojës? Po të luante do ishte një vlerë e shtuar.

Çfarë sfidë pret në Varshavë, si mund të luaj Shqipëria, sa shanse kemi për të dalë me pikë?

Polonia është koka e këtij grupi. Edhe ne kemi disa mungesa. Të dyja skuadrat vijnë me nga një trajner të ri. Po dolëm me rezultat pozitiv, kemi bërë hap të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb