Në një periudhë kaosi, plot dyshime dhe polemika për rinisjen kampionatit italian, një nga zërat më të fortë për kthimin e futbollit vazhdon të mbetet presidenti i Lazio, Claudio Lotito. Numri një i klubit lacial nuk tërhiqet nga ideja e tij, të mbështetur në aspektet më të rëndësishme në këtë situatë, atë sanitare, financiare dhe sportive. Në një intërvistë për “La Repubblica”, ai tregon se Lazio është e përgatitur për një rinisje të sigurt, duke pasur gati tamponët dhe testet sierologjikë të nevojshëm.

Lotito Tare Igli
Lotito Tare Igli

I qartë edhe sa i përket krizës financiare që shoqëron pezullimin e kampionatit, duke u shprehur se ajo rrezikon të “minojë” të gjithë sitemin e futbollit italian. Pas shumë vitesh, Lazio është në garë për titullin kampion, por ndërprerja e sezonit ka sfumuar ëndrrat e tifozëve. Lotito nuk do të heqë dorë dhe mes shumë skenarëve për rinisjen e Serie A, zbulon një tjetër opsion. “Jam kundër play-off. Tani jemi vetëm një pikë poshtë Juvntusit. I kemi mundur 3-1 në ndeshjen e parë të kampioatit, po ashtu edhe në Superkupë. Do ta pranoja një ndeshje teke për titullin, por deri tani nuk është diskutuar diçka e tillë”, ka thënë presidenti i Lazio.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb