“Nuk do të ketë ndryshime në rregullat në lidhje me kohëzgjatjen e ndeshjeve të futbollit për Kupën e Botës FIFA 2022 të Katarit apo ndonjë kompeticion tjetër” – ky ka qenë njoftimi i fundit i institucionit më të lartë të  futbollit botëror.

Sot në media ka qarkulluar një lajm se ndeshjet e Botërorit të Katarit do të zgjasin jo më 90 minuta, por 100 minuta, duke përfshirë këtu një shtesë të konsiderueshme. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk do ndodhë dhe konfirmimi ka ardhur nga vetë FIFA. Këta të fundit po mendojnë për ndryshime afat-gjata dhe jo nga ato që  mund të aplikohen brenda këtij viti.

 

Idetë që po qarkullojnë vijnë nga fakti se ka pak futboll efektiv, ku loja vonohet, topi është jashtë fushës, apo ndalesat e arbitrit për faull.  Pavarësisht këtyre, FIFA duket se i ka idetë e qarta dhe për momentin nuk dëshiron të “përqafojë” ndryshimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb