ELBASAN- Federata Shqiptare e Futbollit vendos që ndeshjet e kampionatit shqiptar të zhvillohen që nga kjo fundjavë në Elbasan Arena, stadium ku nuk zhvilloheshin ndeshje që nga pranvera.

Kështu Elbasani shpreson të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare në “Elbasan Arena” pas 203 ditësh. Herën e fundit që verdheblutë shkelën tapetin e këtij impianti ka qenë 4 prilli 2015, në humbjen 0 me 4 ndaj Kukësit. Fill pas asaj përballjeje, ku kanë kaluar rreth 7 muaj, verdheblutë u degdisën sa në një fushë në tjetër, pasi dyert e këtij impianti qëndruan të mbyllur, përjashtohet këtu një miqësore me Flamurtarin në periudhën e verës.

Sezonin e kaluar, kur edhe Elbasani në sfidat e fundit kishte dalë matematikisht nga gara për të qëndruar në Superligë, ishte vetë klubi ai që pranonte në heshtje (në bashkëpunim me FSHF-në) që të mos luante në këtë stadium. Elbasan Arena gjatë këtyre muajve i kishte hapur dyert vetë për ndeshjet ndërkombëtare të kombëtares së Shqipërisë dhe Skënderbeun e Korçës, i cili aktualisht luan në Europa Ligë. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: