Nedim Bajrami ka luajtur 11 ndeshje me Sassuolon deri më tani, teksa ka mundur të shënojë një gol, ndërsa nuk ka provuar ende shijen e asistit. Në një intervistë për DAZN, mesfushori shqiptar ka folur vështirësitë që po has në Reggio Emilia.

“Pozicioni ku ndihesh më mirë? Mund të luaj si në krah të majtë edhe në të djathtë, por ndihem më mirë në mesin e fushës. Zgjedhjet i takojnë trajnerit dhe unë do të bëj maksimumin sa herë që kërkohet ndihma ime.

Po has më shumë vështirësi, krahasuar me një vit më parë? I tillë është futbolli, e rëndësishme është që të jem i vetëdijshëm për cilësitë e mia dhe të stërvitem çdo ditë e më shumë”, ka thënë Bajrami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb