Liverpool nuk i jep leje sulmuesit egjiptian, Mohamed Salah, për t’u grumbulluar me përfaqësuesen e vendit të tij për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës për shkak të kufizimeve të Koronavirusit. Lajmi u konfirmua nga Federata Egjiptiane të Futbollit.

Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah, nëse do të grumbullohet me kombëtaren, do t’i duhet të karantinohet kur të kthehet nga Kajro dhe për rrjedhojë do të humbasë dy ndeshje të Premier League-s.

Egjipti do të përballet me Angolën, në Kajro, më 2 shtator, dhe Gabonin tri ditë më vonë në qytetin Franceville.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: