Vendimi i “La Liga-s” i marrë pas konsultimit me presidentët e klubeve për të zhvilluar një ndeshje të kampionatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kundërshtuar nga futbollistët.

Ata kanë kërcënuar nëpërmjet presidentit të Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë, David Aganzo, se do t’i përshkallëzojnë veprimet deri në grevë në rast se vijohet në këtë rrugë, pa marrë opinionin e tyre.

“Nuk mund të lejojmë vendime të njëanshme. Shohim se ka mungesë respekti që La Liga nuk përfshin futbollistët në këtë vendimmarrje, që ndikon drejtpërdrejt tek ata,” – deklaroi Aganzo pas një takimi që pati me kapitenët e disa skuadrave, mes të cilëve ishin edhe Sergio Ramos, Sergio Busquets, Koke, Joaquín, Bruno Soriano e Asier Illarramendi. Përfaqësuesi kryesor i shoqatës së lojtarëve siguroi se kapitenët janë të gjithë të bashkuar dhe se janë gati të hyjnë edhe në grevë.

Ai deklaroi gjithashtu se “futbollistët nuk janë në shitje, mendojmë për tifozët, shëndetin dhe shumë gjëra të tjera.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb