Autoritetet greke kanë publikuar detaje të reja nga ngjarja në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar u akuzua se kishte përdhunuar një 17-vjeçare. Ekspertiza mjeko-ligjore, ka vërtetuar, se shqiptari nuk ka ushtruar forcë ndaj të resë, por gjithçka është realizuar me konsensus.

Sipas burimeve mjeko-ligjore, theksohet se 17-vjeçarja nuk ka mavijosje, gërvishtje, ndërkohë që duket se e reja ka pasur raporte me shqiptarin në të kaluarën edhe pse nuk specifikohet periudha e caktuar.
Manolis Vamvounakis, avokati i 27-vjeçarit shqiptar, duke folur për median greke protothema.gr, nënvizoi se klienti i tij pas ekspertizës mjeko-ligjore nuk mund të shpallet fajtor.

Konkretisht ai u shpreh si vijon:

“ Rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore justifikon pretendimin e
klientit tim se ai nuk e ka dhunuar asnjëherë denoncuesen dhe se gjithçka është bërë me konsensus. Ekspertiza mjekoligjore rezultoi negative dhe deklaratat kontradiktore të pretenduara nga viktima dhe nëna e saj tregojnë krejt të kundërtën e asaj që ka ndodhur në të vërtetë. Shpresoj që ato të përballen me drejtësinë për deklaratat të rreme mbi akuzën e përdhunimit. Ju deklaroj se do të marr masa ligjore kundër vajzës që është konsideruar viktimë e përdhunimit dhe nënës së saj në ditët në vijim”
27-vjeçari shqiptar do të paraqitet të premten në orën 11:00 në gjykatë, ku do të vendoset edhe për fatin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb