Një person është proceduar penalisht, pasi ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave.

Uniformat blu bëjnë me dije se është proceduar 53-vjeçari E.M., banues në fshatin Shtiqen.

53-vjeçari ka ndezur zjarr në lagjen Konak dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Kukës-Informacion

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, procedohet penalisht 53-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënieve, proceduan penalisht shtetasin E. M., 53 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Ky shtetas ka ndezur zjarr në lagjen Konak, në fshatin Shtiqen, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: