Vera njihet si stina ku zjarret janë më të shumta në numër, favorizuar edhe nja temperaturat e larta dhe thatësira.

Megjithatë nuk janë të pakta rastet kur vatrat e reja janë pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme për hapjen e tokave të reja.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Delvinë, çka ka çuar në nisjen e një procedimi penal për një 52-vjeçar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 52 vjeç, banues në Delvinë.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kopaçez, Delvinë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë dhe një sipërfaqe toke me barishte, në pronësi të shtetasit K. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb