Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një mbledhje me strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën, duke nisur kështu rrugëtimin politik të kësaj partie me organizimet me bazën.

“Ndezim motorët dhe bashkojmë energjitë: Nga nesër Tirana e para në shembjen e tiranisë!”, është ky mesazhi që Meta ka ndarë.

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka qenë nismëtari i betonizimit të kryeqytetit duke e nisur rrugëtimin e tij politik me vjedhjet e 20% dhe e vazhdon me vjedhje 500% pasi po realizon sipas tij autostradat me kilometrin e asfaltit me të shtrenjtë në të gjithë Europën.

“Kundër Tiranisë së Betonit se tha dikush këtu është pak nxehtë. Po normal gjithë ky beton këtu. Gjithë ky bllokim i korridoreve ajrore të Tiranës. Normale se Shqipëria ka pasur dhe pushtues të përgjegjshëm nuk ka vetëm pushtues që e nisën karrierën me 20% në Tiranë dhe tani e vazhdojnë me 500%. Se i bën rrugët 6-fish më të shtrenjta se Serbia. Dhe Tirana ka përjetuar më shumë së gjithkush tiraninë e këtij sekti akut dhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish kryeministrit Ilir meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta. Për të ruajtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara siç ishte Teatri Kombëtar për ta kthyer sot në Tiranën e betonit ku nuk dallohet më kulla e Sahatit se kanë lindur kulla të tjera qiellgërvishtëse. Tirana ka hak për të marrë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, shumë shpejt për t’ia kthyer padrejtësinë me drejtësi”, tha Meta.

FJALA E METES:

Për vitin 2022 Tirana renditet në vendin e 23 nga mbi 300 qytete për indeksin e ndotjes. Pra është për keq sepse është rritur me 50 vende nga 2021. Një litër qumësht në Tiranë është më shtrenjtë se në Londër, Paris, Amsterdam. Ju e dini mirë sa është rritur taksa e ujit, që është e vështirë të thuhet se është ujë i pijshëm. E dini shumë mirë sa të larta janë tarifat e parkimit. E dini shumë mirë ju arrogancën e Policisë Bashkiake. Vetëm në 2021 u vendosën mbi 230 mijë gjoba. Jo vetëm për të mbushur buxhetin e bashkisë por për të aplikuar pengmarrjen psikologjike. Shiko se ti ke 1 gjobë këtu, e 2 gjoba aty.

Është deklaruar sukses i madh rritja e shitjes së apartamenteve në Tiranë. Një rritje që ndodh sepse Tirana është kthyer në vend pastrim të parave të zeza europiane. Por kjo s’është e mundur për çiftet ëe reja që duan të krijojnë familje që të blejnë një apartament me të ardhurat e tyre. Duhen 30 vite jetë për të blerë një shtëpi në Tiranë. Kjo është arsyeja pse shumë të rinj profesionistë largohen me vrap nga Tirana. Çmimet e konsumit në Tiranë janë 16% më të larta sesa në Shkup, pa përfshirë qeranë. Çmimet e qerasë janë 52% më të larta se në Shkup. Çmimet e ushqimeve në Tiranë janë 10.04% më lartë sesa në Shkup, ku pagat janë shumë herë më larta.

Çmimi i peshkut në Prishtinë është më i ulët sesa këtu, edhe pse nuk kanë det ata.

Dje kam takuar shumë qytetarë të Kavajës, që erdhën më zunë derën këtu. në kuptimin e mirë të fjalës dhe më tmerruan. Hë Baki më tmerruan me ça më thanë. Kavaja që është pjesë e qarkut të Tiranës, një nga qytetet më të mëdha, edhe me më tradita të vendit dhe me aq shumë kontribute për demokracinë, sot falë këtij sekti të papërgjegjshëm dhe mospërfillës dhe torturues rrezikon të kthehet në një katund të madh, pa hipoteka, pa prokurori pa gjithë këto institucione. Se duhet të vijnë nata nga Kavaja në Tiranë, se atyre vetëm trafiku nga Kombinati për të hyrë në Tiranë u vetë 2-3 orë.

Pse bëhet kjo?

Sepse duan ta lodhin Kavajën. Duan ta zbrazin dhe zaptojnë Kavajën. I keni parë të gjithë ata investitorët strategjikë ju në Kavajë, hajdutët. Se ky njerëzit që kanë punuar gjithë jetën në Shqipëri i detyron të ikin dhe brenda natës shpik investitor strategjik, u jep prona me firmë të ushtrisë. Ja u fal se i ka të babait dhe mamasë ky. A e patë dje se e denoncuam. Në vend që kompania mëmë nga Holanda të investojë ato 128 milionë eurot në Shqipëri, marrin lekët tuaja dhe të qytetarëve të Tiranës dhe i çojnë në Holandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: