Mungesa e transparencës, vonesat në lëvrimin e fondeve, ulja e buxhetit për sportin dhe ndarja sipas një sistemi pikëzimi, ka sjell debate dhe pakënaqësi mes Federatave dhe vetë protagonistëve. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur një fond prej 1 miliardë e 494 milionë lekë të vjetër për 17 federatat e shumësportëshit në Shqipëri për vitin 2023, një shumë kjo më e ulët në raport me një vit më parë, 1.8 miliardë, i shpërndarë në dy këste.

Mas
Mas

Jo vetëm buxheti i reduktuar, mënyra e shpërndarjes gjithashtu është jashtë logjike. Federata e Mundjes, e cila është e vetmja Federatë që ka sjellë një medalje të artë në Botëror, merr 121 milionë lekë të vjetër në vit, disa milionë më shumë se Federata e Taekuondosë e cila përfiton 111 milionë lekë nga ky buxhet, ndërsa dy vite më parë përfitonte vetëm 50 milionë. Rritje të madhe ka pësuar edhe Federata e Çiklizmit, me 133 milionë lekë, federata e katërt më e paguar. Një rënie ka pësuar edhe Federata e Atletikës, e cila për vitin 2023 do të përfitojë afro 100 milionë lekë.

Luiza
Luiza

Kjo ulje në buxhet nuk është pritur mirë nga kampionia e Evropës, Luiza Gega e cila ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Sinqerisht, kam vërtet përshtypjen që ministrja Evis Kushi s’ka dijeni për këtë logjikën e ndarjes së këtij buxheti. Shpresoj që ta shikojë sa më shpejt. Personalisht si sportiste elitare nuk kam ndonjë interes sado që të jetë buxheti i Federatës por duke qenë se ai ndahet nga performanca që kanë pasur sportistët vitin e kaluar, ndihem e ofenduar që Federatës sime, në vend që t’i ngrihej buxheti, përkundrazi, i është ulur dhe disa Federatave të tjera, ku me gjithë respektin kur ta meritojnë”, shkruan Luiza Gega.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb