Bayern Munich shkaktoi “tërmet” 7 ballë këtë javë në Bundesligë duke mposhtur sërish Bochum me rezultatin e thellë 7-0. Ekipi i Tuchel shfaqi një formë të shkëlqyer duke zhvilluar një futboll fantastik sulmues. Protagonist kryesor në këtë sfidë ishte Harry Kane, autor i një “tripletë”. “Bomberi” anglez është përshtatur shpejt me ekipin e tij të ri teksa ka shënuar 7 gola në Bundesligë, golashënuesi i dytë më i mirë, ndërsa ka shënuar dhe 1 gol në Champions League kundër Man.United. Harry Kane u shpreh i lumtur për ecurinë e tij te Bayern Munich ndërsa pret akoma më shumë nga e ardhmja:
“Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Skuadrën po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, deklaroi “bomberi” anglez. Me fitoren e thellë 7-0, Bayern Munich merr kreun e Bundesligës në kuotën e 13 pikëve, po aq sa edhe Bayern Leverkusen. “Aspirinat” mbajnë ritmin e Bayen Munich teksa mposhtën Heidenheim me rezultatin 4-1.
(BalkanWeb)