DJ i njohur shqiptar, Vik Kraja bën me dije se ai dhe familja e tij ndihen të lehtësuar dhe më mirë pas momentit kur i ati, Dhimitër Kraja rezultoi pozitiv me koronavirusi.

Profesori Dhimitër Kraja kishte 48 vite punë tek Spitali Infektiv dhe u kthye nga pensioni vetëm për të ndihmuar sistemin shëndetësor dhe të luftonte koronavirusin.

Por 2 ditë pas luftës në front ai rezultoi pozitiv dhe Vik Kraja ka një mesazh shumë sensibilizues për të gjithë shqiptarët ku i bën thirrje mos thyejnë rregullat e karantinës që sakrifica e të gjithë aftyre që luftojnë në front të vlejë.

Shumë fjalë të ngrohta dhe urime…por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutemi të ndiqni keshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb