Për shumicën prej nesh, janë të rralla ditët kur zgjohemi nga gjumi në momentin që bie alarmi duke u ndjerë të mbushur me energji dhe tejet të pushuar.

Fatkeqësisht, çdo ditë është e kundërta e kësaj   pavarësisht se kemi fjetur shtatë apo tetë orë, ne zgjohemi të lodhur dhe të mërzitur.

Dr.Davinder Garcha ka shpjeguar arsyet e mundshme se përse ndodh kjo, pra përse flemë mjaftueshëm e prapëseprapë zgjohemi të lodhur.

Lodhja psikologjike
Siç thotë doktori, stresi dhe ankthi janë shkaktarët më të zakonshëm të lodhjes, ndërkaq shumica që kanë probleme me gjumë kryesisht kanë probleme të tilla për shkak të stresit në punë apo problemeve financiare.

Pra, kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se keni mungesë të gjumit, por mungesë të gjumit kualitativ.
Kështu, ai rekomandon që të gjeni mënyra për t’i ulur nivelet e stresit dhe ankthit dhe do të bëni gjumë më kualitativ – rrjedhimisht të zgjoheni më pak të lodhur.

Dieta dhe stili i jetesës
Konsumimi i tepërt i alkoolit dhe konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer janë shpeshherë të ndërlidhura me gjumë të dobët.

Kjo nënkupton se pas konsumimit të tyre ju do të ndiheni më të lodhur ditën e nesërme.

Një studim i vitit 2016 e ka konfirmuar faktin se sasitë e mëdha të sheqerit dhe yndyrave të ngopura, si dhe sasive të ulëta të fibrave, janë të ndërlidhura me gjumë shumë më të dobët.

Kështu, mundohuni që në dietën tuaj të përfshini më shumë fibra, e njëkohësisht ta zvogëloni sasinë e sheqerit dhe alkoolit që e konsumoni.

Edhe ushtrimet e rregullta fizike janë të rekomanduara për një gjumë kualitativ dhe shëndet më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: