Rastet e personave me probleme kardio-vaskulare po shtohen çdo ditë. Ndërhyrja në kohë me pajisje teknologjike të avancuara shpëton jetë. Inxhinieri bio-mjekësor Ermand Mertenika sjell në vëmendje nevojën e vendosjes së defibrilatorit portativ në sa më shumë vende të populluara me qëllim që të kapet në një shetësim e papritur.

Defibrilatori kthen ritmin e zemrës përmes rrymës elektrike. Mertenika thotë për “Vila24”, moderuar nga Androniki Kolka se duhet të marrim me seriozitet dhimbjet e gjoksit, vështirësitë në frymëmarrje apo dhe çrregullimin e rrahjeve të zemrës.

Ai thekson se trajtimi emergjent përmes defibrilatorit nuk ka efekte negative në organizëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb