Ambasadori i BE, Luigi Sorca njoftoi ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun se do të ketë dhe një ndihmë tjetër 10 milionë euro.
Sipas Soreca-s, meqenëse duket se pandemia do të vijojë dhe për pak kohë, BE ka menduar të ndihmojë Shqipërinë me 10 milionë euro shtesë për mjetet bazike për të luftuar COVID-19.

Soreca i dorëzoi ministres 20 respiratorë fiksë, teksa javën tjetër do të dhurojë dhe 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm për pacientët e infektuar me COVID-19.
Kjo ishte ndihma e 5-të e BE për Shqipërinë gjatë pandemisë, teksa më e madhja ishte ajo 50 milionë euro në fillim të saj, ku 4 milionë euro shkuan për pajisje shëndetësore, 11 për mbrojtjen sociale dhe 35 për rimëkëmbjen ekonomike.

”Përshëndetje, siç e thatë kjo është hera e 5-të që asiston BE për të ndihmuar Shqipërinë në kuadër të pandemisë. E kemi bërë që ditën e parë.
Sot, kemi kënaqësinë pasi kemi sjellë 20 respiratorë fiks dhe aksesorët e tyre. Do ndihmojnë terapinë intensive. Kemi sjellë dhe shumë aksesore të tjerë, javës që vjen sjellim 30 respiratorë të tjerë të lëvizshëm.
Më lejoni të falenderoj zyrën e INOPS, që në sajë të rrjetit dhe detyrës së saj kanë siguruar këto që janë financuar nga BE me një teknologji tepër të lartë.
Më lejoni të falenderoj më së shumti mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të luftës. Faleminderit për punën e palodhur, që u keni qëndruar pacientëve afër.
Jo vetëm juve, por të gjithëve epidemiologëve, atyre që kanë punuar dhe punojnë në ISHP. Në emër të BE jemi shumë krenarë për çfarë keni bërë.
Strategjia e BE, ka qenë një strategji e dyfishtë, të asistojë me materiale mjekësore për t’u ardhur pacientëve me COVID-19, por dhe materialet mbrojtëse për mjekët, infermierët dhe Policinë Kufitare.”- tha Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb