Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, reagon pas marrëveshjes së arritur mes qeverisë dhe naftëtarëve, ku këta të fundit do të marrin mbështetje financiare.

Teksa publikon një video në ‘Facebook’, Alibeaj thekson se historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën, ndërsa shton se ai di vetëm të gënjejë.

Reagimi i Alibeajt:

Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën. Edi Rama di vetëm të gënjejë! Një gënjeshtër sot, një gënjështër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” – është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet.

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojës të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari.?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb