Hungaria është duke bllokuar dërgimin e një fondi masiv prej 500 milionë eurosh të destinuara për ndihmën ushtarake për Ukrainën, sipas Euronews.

Tre diplomatë nga vende të veçanta të BE-së kanë konfirmuar sipas tyre se Budapesti deri më tani po vë veton ndaj disbursimit të parave të mekanizmit të Facilitetit Evropian të Paqes (EPF).

Diskutimet në grupin e punës janë ende në vazhdim, tha një nga diplomatët për Euronews, duke shtuar se ata tani shpresojnë të arrijnë një marrëveshje të hënën, dhe meqenëse kjo ka të bëjë me punët e jashtme, kërkohet unanimiteti nga të 27 shtetet anëtare që fondet të dërgohen.

BE-ja deri më tani ka disbursuar 3.1 miliardë euro për pajisje ushtarake në Ukrainë përmes gjashtë kësteve të EPF – më shumë se gjysma e 5.5 miliardë eurove të akorduara për fondin për periudhën 2021-2027.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: