Nga Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Për herë të parë, pas më shumë se mbi një muaj përpjekje, Ekipet e ndihmave emergjente humanitare hynë në brendësi të Mosul.

Nga zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në Irak, u lëshua një deklaratë e përbashkët e 11 agjencive të OKB-së dhe gjashtë OJQ-të ndërkombëtare, me një grafik në detaje, ku shpjegohen misionet e reagimit emergjent në afërsi të vijës së frontit, duke arritur deri tani në mbi 69,000 persona me ushqime emergjente, ujë dhe sende te nevojshme të higjienës.

• Sot, pas më shumë se mbi një muaji nga operacionet ushtarake për të rimarrë Mosulin nga ISIS, 59,754 njerëz janë regjistruar si të zhvendosur dhe ky numër rritet për çdo ditë. Tre të katërtat e familjeve të shpërngulura janë në kampet, në lindje dhe në jug të Mosulit – në Ninewa, Erbil dhe Njësitë Anbar – ndërsa të tjera familje janë në komunitetet pritëse ose në ndërtesat publike.

• Me mbështetjen e Qeverisë së Irakut, Kombet e Bashkuara, OJQ-të, organizatat humanitare, prioritet të rëndësishëm kanë sigurimin e kapacitetit të kampeve ndaj ritmit në rritje të zhvendosjeve, ku më shumë se gjysma e personave të zhvendosur janë gra, vajza dhe Familje me kryefamiljare femra të cilët shpesh janë të mbijetuarit e abuzimeve seksuale dhe mbi të tjera abuzime çnjerëzore.

. Janë 45.000 njerëz të vendosur tashmë në kampe dhe mbi 47,000 persona të zhvendosur mund të vendosen në kampe. Ndërtimi i kampeve në vende të tjera është përshpejtuar për mbulimin e kapaciteteve të një shtese të mundshme, deri në 453,000 njerëz.

• Shqetësimet e Mbrojtjes për mijëra familje përcaktojnë këtë krizë. Njerëzit që largohen nga luftimet janë duke bërë udhëtime të rrezikshme për të arritur sigurinë. Ata përballen me rreziqet nga zjarri i drejtpërdrejtë dhe i tërthortë, mbetjet eksplozive të luftës – municioneve të paplasura përreth dhe pajisjeve plasëse të improvizuara, por edhe hakmarrje të mundshme nga ISIS. Ata janë gjithashtu në rrezik për t’u përdorur si mburoja njerëzore. Ne jemi duke i bërë thirrje të vazhdueshme partive luftarake për të siguruar civilët që mos të jenë në shënjestër dhe të kenë qasje të sigurt për strehim dhe lehtësim.

• Përveç kësaj, tymi toksik nga një fabrikë e squfurit dhe e puseve të naftës pranë Al Qayyarah që iu vu zjarri nga ISIS ka prekur 14 qytete dhe më shumë se 1500 persona kanë kërkuar trajtim për komplikacione të frymëmarrjes. Deri më tani, zjarri në fabrikë squfurit është shuar, por disa puse të naftës janë ende të djegur.

Më shumë se 100 partnerë humanitare janë duke ndihmuar njerëzit e prekur nga operacionet ushtarake që akoma vazhdojnë, duke ruajtur parimet humanitare të njerëzimit, neutralitetit, paanshmërisë dhe pavarësisë.

Kombet e Bashkuara dhe OJQ-të janë mirënjohës për transportuesit që kanë marrë nga donatorët këto burime shtesë për të mbështetur dhjetëra mijëra familje që kanë nevojë për ndihma urgjente.
Komuniteti humanitare në Irak është thellësisht i shqetësuar për gjendjen e civilëve, dhe përsëri, në fund të muajit të parë të fushatës Mosulit, bën thirrje të gjitha palëve në konflikt për të bërë të pamundurën për të mbrojtur të drejtat dhe jetën e civilëve dhe të mbështesë detyrimet e tyre sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: