Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare.

Ushtria ruse thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, ku mijëra njerëz mbeten të bllokuar.

Në fjalimin e tij të fundit drejtuar kombit, Zelensky thotë se qindra njerëz janë ende të bllokuar nën rrënojat e një teatri atje që u bombardua të enjten. Zelensky thotë gjithashtu se dërgesat perëndimore të armëve në Ukrainë janë shumë të ngadalta.

“Ne përsëri u kujtojmë disa liderëve perëndimorë se do të jetë një humbje morale për ta… nëse Ukraina nuk merr armë të avancuara,” thotë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: