Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka deklaruar se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.

“Ne kemi dorëzuar raketa antitank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, në mënyrë që këto dërgesa të mund të ndodhin shpejt”, tha ajo duke folur sot në një konferencë shtypi në Riga

Ajo u pyet nëse Berlini do të dërgonte sistemin e tij të artilerisë Panzerhaubitze 2000, për të cilin disa ekspertë thonë se do të përdoren nga Ukraina kur të kryejë një kundërsulm kundër forcave ruse në rajonin e Donbasit, raporton Reuters.

Baerbock është përgjigjur se Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të avancuara të armëve të cilat i ka marrë nga vendet e tjera aleate.

“Nëse partnerët dorëzojnë artileri që ne nuk mund t’i dorëzojmë, ne do të ndihmojmë me trajnimin dhe mirëmbajtjen”, ka shtuar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb