Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur vendimit të fundit të liderëve perëndimorë për të dërguar tanke në Ukrainë, teksa kreu i Kremlinit nuk e ka fshehur zemërimin e tij.

“Ata që po i tërheqin zvarrë vendet evropiane, përfshirë këtu edhe Gjermaninë, në një luftë të re me Rusinë. Ata që presin të mposhtin Rusinë në fushën e betejës, me sa duket nuk e kuptojnë se një luftë moderne me Rusinë do të jetë krejtësisht ndryshe për ta”, tha ai në përvjetorin e Betejës së Stalingradit.

“Ne nuk do dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi me çfarë të përgjigjemi dhe kjo nuk do të përfundojë me përdorimin e automjeteve të blinduara”, paralajmëroi ai.

Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia do të “përdorte më shumë potencialin e saj ushtarak” për t’iu përgjigjur furnizimeve me armë të Perëndimit në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: