Policia e Durrësit shpëton një shtetas 25-vjeçar, i cili po rrezikonte të mbytej.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30, ndërsa shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të cilët kryejnë patrullimin me biçikletë kryesisht në bregdet, në lagjen nr.1, në plazhin e Currilave, kanë dëgjuar një zë i cili kërkonte për ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Policisë janë futur në det dhe si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg, të shtetasit M.K., 25 vjeç, banues në Lushnje, dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Fatmirësisht shtetasi M.K., është jashtë rrezikut për jetën, sic bën me dije policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb