PRISHTINE- Ndihmës-sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland, viziton Kosovën, ku dhe do të takojë udhëheqësit shtetërorë. Axhenda nis nesër në mëngjes me takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe vazhdon me pritjen nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Takimi me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe kryediplomatin Enver Hoxhaj është i përbashkët. Më pas, në axhendë është edhe takimi me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviç, nga komuniteti serb në Kosovë.

Victoria Nuland në vizitën në Prishtinë në korrikun e para një viti vlerësonte progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për nesër paralajmërohet edhe vizita e zëvëndës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve Dr.Michael Carpenter në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe pas takimit me ministrin Haki Demolli një deklaratë e përbashkët për shtyp.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: