TIRANË 

Kushëriri i 33-vjeçarit, Arjan Sala, që ka humbur në zjarrin, i cili ra në një qendër tregtare në Tiranë, deklaroi se i afërmi i tij ka qenë një djalë shqiptar, që ndihmoi të tjerët të dalin nga zjarri dhe mbeti vetë i bllokuar.

Sala thekson se Prokuroria duhet që të hetojë zjarrfikësit, pasi sipas tij, nuk janë duke kryer punën siç duhet.

Kushëri i Arjan Salës: Ka gati 24 orë që këtu nuk hyjnë dot zjarrfikësit. Nuk kanë eskavator.

Ka qenë djalë shqipe, ka shpëtuar 25 veta, prokurori të marrë çekiçin. Prokurori të kontrollojë zjarrfikësit, duke thënë se nuk kanë mjete, është fatkeqësi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb