Luftar Reçi, i dënuari që ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve ndodhur 15 vite më parë ndaj biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Salihut, është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga burime për ‘BalkanWeb’.

Mësohet se Reçi, i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës, është shtruar në spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtim të specializuar për të mundur COVID-19. Kujtojmë se Reçi është personi i cili ka dhënë detaje për dy vrasje të bujshme, duke përfshirë kështu Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën.

Luftar Reçi, i njohur si i ‘tmerrshmi i Dibrës’ është personi që me dëshmitë e tij ka bërë që të rihapen dosjet e bujshme të dy vrasjeve të ndodhura në 2005-ën, ajo e Klodian Saliut dhe e biznesmenit Vajdin Lamaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: