Policia e Kavajës ka reaguar për vrasjen e Arian Gosës në Kavajë. Në një njoftim zyrtar bëhet me dije se bazuar në provat e siguruara autoritetet kanë ndaluar 29-vjeçarin Ervis Kurti për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Theksohet se i riu ka ndihmuar autorin e vrasjes që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij.  Gjithashtu, bëhet me dije se shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin e armës së përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit Arian Gosës dhe po punojnë për nxjerrjen e saj.

Kavajë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 21.05.2023, në një lokal, ku mbeti i vrarë një shtetas, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e vrasjes, shtetasin H. R. (i ndaluar ditën e djeshme) që të largohej nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, duke e marrë në automjetin e tij.

Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur vendin e armës së përdorur nga autori për vrasjen e shtetasit A. G., dhe po punojnë për nxjerrjen e saj.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb